Lista Serbe s’e pranon Ushtrinë e Kosovës, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Mos i humb

Deputetët serb në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të mos pranojnë transofmimin e FSK-së.

Pas miratimit të projektligjeve për transformimin e FSK-së, deputetët serb kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime tjera.

Lista Serbe ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ne si Lista Serbe do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Simiq për “Tanjug”, përcjell lajmi net. Ai ka thënë se institucionet kosovare veprojnë gjithmonë njësoj kur marrin ndonjë kërkesë ose ankesë nga Lista Serbe ose serbët që sipas tyre e refuzojnë pa arsye dhe sqarime.

Simiq ka theksuar se nevojitet kohë për t’u përmbyllur e gjithë procedura para se të jetë në gjendje të paraqesë ankesë./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit