Lleshaj : Ai që e bën këtë punë, të bëhet gati mirë

Mos i humb

Në përgjigje të shqetësimit të kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës Voltana Ademi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se nuk do të ketë diferencime në prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në mbledhjen e Task-Forcës të organizuar në “Prestige Resort”, një nga resortet më unike e të bukura në bregdetin e Golemit, Lleshaj tha se në rast se ndodh diferencimi, kushdo që bën të tilla gjëra do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

“Vlerësoj disa konstatime të zonjës Voltana Ademi. Prishjet janë një çështje, që kurrë nuk dëgjohet me kënaqësi.

IKMT e ka përgjegjësi ligjore ta bëjë këtë, bashkë me bashkitë në koordinim.

Besoj lajmërimet janë bërë, sepse ligji e parashikon këtë gjë.

Edhe pse ata që kanë bërë ndërtime pa leje nuk kanë thënë, por besoj se IKMT e ka bërë njoftimin.

Në rast se ndodh diferencimi, kushdo që bën të tilla gjëra do të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Kush ka ndërtime pa leje, nuk duhet t’i ketë ato. Autoritetet shtetërore kanë marrë përgjegjësi shumë herë më të mëdha kur interesi publik ka kërkuar për të ndërhyrë për ndërtimet pa leje.

Interesi publik prevalon dhe kjo punë nuk negociohet.

Keni të drejtë të kërkoni një veprim të panegociueshëm dhe pa asnjë përzgjedhje.

Nëse ka diferencim, ai që e bën këtë punë, duhet të bëhet gati mirë. Nëse ka ndërhyrje në plazhin X, do bëhet nga fillimi në fund.

Ju ftoj të gjithëve në rast se keni të dhëna të tilla, t’i paraqisni në të gjitha kanalet e mundshme”, deklaroi Lleshaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit