Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për të, kam vlerësim maksimal për punën e tij

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë në Korçë, ku ka takuar funksionarë të Policisë së Shtetit.

Në këtë ceremoni, Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.

Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike  Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kjo akuzë është vërtetuar nga ana e Komisionit të Vlerësimit të vettingut në polici, por Loka u konfirmua në detyrë, pasi u tha se ai nuk ka firmosur asnjë dokument për sa kohë ka mbajtur poste në Sigurim.

Korçë – Skuadrat e reja të Rendit dhe të Kufirit në Policinë e Shtetit 👮‍♂️🚔 🇦🇱#MeshumeSiguriFjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë prezantimit të Njësisë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. I nderuar z. ministër Lleshaj,I nderuar prefekt i qarkut,E nderuar kryetare e qarkut, Të nderuar kryetarë të Bashkive Korçë, Maliq e Pustec,I nderuar Drejtor i DVP Korçë, Të nderuar kolegë,Të nderuar përfaqësues të medias.Vendosëm të zhvillojmë në të 12 qarqet takime me një forcë të posaçme siç janë "Shqiponjat" dhe për shumë arsye zgjodhëm Korçën për të nisur këto takime.Ndihem mirë kur shikoj këto vajza e djem të miruniformuar dhe të pajisur me logjistikën e nevojshme, të shkolluar dhe të stërvitur në Akademinë e Sigurisë, një skuadër model që po funksionon më së miri në të gjitha Drejtoritë Vendore në qarqe.E nisëm fillimisht me një projekt pilot në Tiranë dhe më pas me një numër të kufizuar e implementuam në të gjitha qarqet. Aktualisht nuk jeni më një projekt pilot, as një ekip eksperimental, por tashmë jeni një forcë e posaçme e gatshme dhe e aftë profesionalisht për të ndërhyrë në situata që kërkojnë më shumë profesionalizëm dhe përgatitje fizike.Një muaj më parë ju ishit një skuadër e vogël, por falë mbështetjes së Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Brendshëm, Policisë së Shtetit iu shtuan 500 efektivë në organikë dhe për rrjedhojë sot në të gjitha qarqet kemi një forcë të posaçme operacionale të plotë numerikisht, por dhe të kompletuar në uniforma, mjete dhe logjistikën e nevojshme.Shtimi i organikës edhe në Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit do të sjellë një organizim më të mirë të shërbimeve, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në patrullimet në kufirin e gjelbër dhe atë detar. Angazhimi dhe reagimi profesional në zbardhjen e ngjarjes së fundit në Pogradec, goditjet e njëpasnjëshme të trafiqeve të paligjshme në kuadër të operacionit “Perimetri” apo në drejtim të vjedhjes së pronës dhe parandalimit të kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e krimeve ndërkufitare dhe rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët janë tregues optimistë se në qarkun e Korçës parametrat e rendit dhe sigurisë dhe forcimi i besimit të qytetarëve te Policia do njohin rritje nga dita në ditë.Të nderuar pjesëmarrës,Policia e Shtetit gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë e angazhuar maksimalisht në garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit turistik, si dhe në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Policia e Shtetit nuk ka lënë pas dore detyrat funksionale të saj për rritjen e parametrave të rendit dhe të sigurisë rrugore, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe në zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me homologët, për goditjen e krimit të organizuar.Gjithashtu ka vijuar e vijon intensivisht operacioni "Forca e Ligjit", për të përballur me drejtësinë të gjithë ata persona që kanë përfituar pasuri nga aktiviteti kriminal.Pavarësisht se jemi në sezon veror, punonjësit e Policisë kanë qenë dhe janë në detyrë, duke e kryer atë me përkushtim e profesionalizëm, ndaj gjej rastin t’i falënderoj për përballimin me sukses të ngarkesës, në funksion të sigurisë dhe përballimit të pandemisë.Duke përfunduar, dua që nëpërmjet jush t’iu kërkoj të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit, më shumë angazhim, për t’i dhënë një impuls të ri në muajt në vazhdim punës në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimit të organizuar e krimit në përgjithësi.Më shumë bashkëpunim dhe shërbim sa më cilësor për qytetarët, pasi qytetari është aleati jonë kryesor në përmbushjen sa më mirë të misionit tonë sa të vështirë, aq edhe fisnik.Mbetem besimplotë se përkrahja e vazhdueshme e qeverisë për Policinë, qoftë në shtim të organikës, ashtu edhe në logjistikë, si dhe trajnimet e vazhdueshme kanë sjellë e do sjellin më shumë rend, siguri, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, për të krijuar një ambient shoqëror sa më të sigurt.Ju faleminderit për përkushtimin dhe ju uroj punë të mbarë!

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 1. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit