Lleshaj: Politika të rreshtohet krah policisë, jo përballë saj

Mos i humb

Gjatë aktivitetit të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, Sandër Lleshaj komentoi protestën e para parlamentit, duke kërkuar reflektim nga qytetarët.

Lleshaj gjithashtu tha se “përfaqësues të caktuar të politikës të mos ngrenë dorë ndaj policisë”.

“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, pasi te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh Lleshaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit