Lluka: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë

Mos i humb

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës, Vadrin Lluka, mbajti sot konferencën e fundvitit për mediat, ku foli për energjinë, minierat, teknologjinë informative si dhe për ndërmarrjet publike.

Ministri Lluka tha se strategjia e energjisë e cila është një strategji 10 vjeçare është dërguar në Qeverinë e Kosovës dhe pritet që gjatë muajit janar të kalojë në parlament.

Ai tha se kjo strategji parasheh pesë objektivat kryesore duke përfshirë stabilitetin energjetik, eficiencën, energjinë e ripërtritshme, lidhjen me gaz dhe infrastrukturën e energjisë. Sipas tij, blloku B2 ka hyrë në funksion dhe do të prodhohen 720 mv energji elektrike, duke theksuar se gjenerimi do të jetë i madh dhe nuk do të ketë ndërprerje.

Ai bëri të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kur është krijuar ekipi emergjent, kanë bërë llogaritjet për kostot e importimit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm, ku sipas tij do të ketë mundësi të humbjes deri në 42 milionë euro.

“Ne jemi shumë të bindur që me planet që janë ndërmarrë nuk do të ketë rritje të çmimeve më 1 prill të vitit 2018. Prandaj kjo është më rëndësi dhe më bën shumë të lumtur. Puna na bën që nuk mund të marrim vetëm lajme të mira por, duhet të ballafaqohemi edhe me ato të këqijat nëse ka nevojë. Pra çmimi i rrymës për momentin sipas planeve aktuale do të jetë stabil, nuk do të ketë rritje”, tha LLuka.

Më tej ai shtoi se në vitin 2018 prioritet do të jetë funksionalizimi i Bordit të Trepçës. “Është një gjë me rëndësi të përmendet këtu rasti i Trepçës. Kemi investime që janë bërë vazhdimisht përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Trepçë”, tha Lluka./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit