Lombardia rikthen orët policore, nga 22 Tetori deri në 13 Nëntor

Mos i humb

Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të Covid-19.

Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka dhënë pëlqimin e tij për ashpërsimin e masave, që ka propozuar qeveria e këtij rajoni.

“Është një nismë e duhur dhe simbolikisht e rëndësishme, që nuk do të ketë pasoja serioze, veçanërisht në ekonomi”, tha presidenti rajonal, Attilio Fontana për gazetën La Repubblica.

Sipas autoriteteve, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale.

Në fillim të pandemisë, Lombardia ka qenë rajoni më i goditur nga ky virusi dhe vetëm të hënën u shënuan mbi 1,600 raste të reja.

Të shtunën, më 17 tetor, Lombardia po ashtu urdhëroi mbylljen e bareve në mesnatë dhe ndaloi shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme.

 Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e reja janë marrë, pasi ai nuk dëshiron që të shmangë një “izolim të plotë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit