Lordi Robertson: kush është oligarku ruso-grek që financon fushatën kundër Marrëveshjes së Prespës

Mos i humb

 

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson tha se ka ardhur koha kur të gjithë në Maqedoni duhet të shohin të ardhmen dhe të punojnë për interesat shtetërore.

Duke folur në Këshillin Atlantik, ai tha se ia vlen të kujtohen politikanët e guximshëm maqedonas gjatë krizës së vitit 2001.

“Ata kanë ruajtur vendin e tyre nga gjakderdhja, dhe disa politikanë në Maqedoni e kanë një kurajë të tillë sot”, tha Robertson.

Ai tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoni, në prag të referendumit, të mbajtur më 30 shtator, ai u takua me udhëheqësin më me ndikim të opozitës, kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“I thashë atij se është e nevojshme të kuptohet momenti historik ku ndodhet vendi juaj”, shtoi Robertson.

Votimin e javës së kaluar në parlamentin maqedonas, ku një numër deputetësh nga opozita dhanë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, Lordi Robertson e krahasoi me një votim në parlamentin britanik në vitin 1972, një pjesë e të majtëve votuan për hyrjen e Britanisë së Madhe në të atëhershëm Komunitetit Ekonomik Europian.

“Harmonizimi dhe kompromis që ne kemi parë në mes  Zaevit dhe Tsiprasit, është diçka që vështirë të ndodhë përsëri në 30-40 vitet e ardhshme”, thotë Robertson.

Ish-kreu i Aleancës Atlantike, fajësoi oligarkun ruso-grek Ivan Sadivis, si njeriun që ka financuar fushata kundër marrëveshjes së arritur në Prespë.

Sipas tij, ato parti nga dy anët e kufirit që nuk e duan marrëveshjen, janë nën ndikimin e këtij njeriu. /tesheshi.com/  

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit