Lu e thotë hapur: opozita nuk e donte vettingun…tani kanë frikë

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka përcjellë mesazhë të forta në një prononcim në TCH, në përgjigje të interesimit mbi vonesën në ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt”, ka deklaruar Lu, ku bie në sy fraza “…ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë”.

Kjo është hera e parë, që kur u miratua reforma në drejtësi, që Lu e potencon hapur faktin se opozita nuk e ka dashur vettingun dhe është përpjekur ta pengojë atë.

“Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, ka shtuar Lu, duke iu referuar të gjithë klasës politike. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit