Lufta kundër trafikimit të kanabisit në Shqipëri/ Guardia di Finanza: Zero sasi droge e kapur në Itali

Mos i humb

Në një konferencë të organizuar sot në Tiranë, Policia e Shtetit dhe drejtuesit e Guardia di Finanza të Italisë, bënë publike shifrat e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit.

Sipas të dhënave, në vitin 2021 në brigjet italiane nuk është kapur asnjë kile kanabis, çka, sipas zyrtarëve italianë, nënkupton një përpjekje më të fortë të autoriteteve shqiptare kundër këtij fenomeni.

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në lidhje me këtë të dhënë, u shpreh se “gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti.”

Këto të dhëna, u konfirmuan edhe nga Drejtori i GdF, Cairo i cili nënvizoi se “nga 1 janari deri në 31 tetor 2021, nuk ka pasur sekuestrime substancash narkotike të llojin marijuanë në Itali, me origjinë nga Shqipëria, si vend prodhues ose tranzit.”

Në konferencë u raportuan të dhënat nga monitorim ajror për këtë vit, me avionë të GdF, të cilat kryen rreth 70 misione me 182 orë fluturimi.

Drejtori i Policisë Nano tha se përveç shkatërrimit të parcelave me kanabis, kapjes dhe vënies para ligjit të autorëve, janë proceduar edhe zyrtarë të shtetit për shpërdorim detyre ose moskallëzim krimi.

“Shembull i vendosmërisë së punës sonë është procedimi penal i 165 zyrtarëve vendorë, administratorëve të njësive administrative, kryetarëve të fshatrave dhe inspektorëve të shërbimit pyjor, etj., për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”,” tha ndër të tjera Nano.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit