Luftëtarët kurdë të ULS-së: PYD/PKK nuk përfaqëson kurdët

Mos i humb

Anëtarët kurdë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) që ofrojnë mbështetje në operacionin “Dega e Ullirit” të nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë theksuar se organizata terroriste PYD/PKK nuk përfaqëson kurdët dhe se do ta shpëtojnë Afrinin nga pushtimi i organizatës.

Gazetarët e AA-së në terren kanë biseduar me luftëtarët kurdë të ULS-së që presin në gatishmëri në rajonin Azez, nën kontrollin e ULS-së pranë vijës kufitare me Afrinin.

Komandanti i brigadës Sallahuldin e bashkangjitur me Frontin Sham, Ebu Hajdar, është shprehur se në radhët e opozitarëve ushtarakë ndodhen shumë kurdë që janë kundër regjimit të Bashar al Asadit dhe organizatave terroriste si DEASH dhe PYD/PKK.

“Si kurdë ne e dimë shumë mirë se çfarë është PKK-ja. Gjithashtu e dimë shumë mirë se kush e ka formuar, përse dhe se kujt i shërben ajo. PKK-ja asnjëherë nuk e ka menduar popullin kurd. Ajo është një organizatë e lidhur me fuqitë e jashtme. Ajo këtu kryen punët e qarqeve të jashtme. Kur kanë nevojë ata e përdorin atë”, është shprehur Ebu Hajdar.

Pasi ka theksuar se nuk ka ndryshim mes PKK-së dhe DEASH-it, Abu Hajdar tha se “Shpresojmë që do ta çlirojmë Afrinin, ku çdo kush të kthehet në shtëpinë e tij. Ne si popull i Sirisë jemi një, ne na bashkojnë kauza dhe dhimbjet.”

Ai ka theksuar se PKK-ja nuk përfaqëson popullin kurd dhe ka shtuar se “Populli kurd është kundër që PKK-ja të përfaqësojë kurdët. PKK është një problem për popullin kurd. Ju lutem që kurdët dhe PKK-në t’i mbani ndarazi, që PKK-në të mos e njohin me emrin e kurdëve”.

– “Ne jemi kurdë, nuk jemi PKK”

Një tjetër luftëtar i ULS-së, Ebu Fejed, ka bërë të ditur se që prej vitit 2011 ndodhet në radhët pranë opozitarëve dhe është shprehur “Ne jemi kurdë, por nuk jemi PKK. Flasim gjuhën kurde, dhe që prej shumë kohësh ne mbrojmë fshatin tonë, territoret tona”.

“PKK-ja nuk ka fe dhe ata kanë ardhur nga një vend i largët. Përse? Sigurisht për na vjedhur territoret tona. Për këtë arsye çfarë marrëdhënie mund të kemi ne me ata? Ne nuk do t’i lejojmë ata që të na afrohen”, tha më tej Fejad. Ai ka shtuar se “Njerëzit tanë në Afrin gabohen nëse mendojnë që atyre do t’iu vijë ndonjë e keqe nga Turqia. Ajo është një vend musliman dhe asnjë e keqe nuk na vjen prej saj. Turqia dëshiron të mirën tonë dhe është bashkë me ne në këtë pozitë gjeografike. Ajo punon me ne dhe e falënderuar qoftë qeveria dhe populli i saj”.

– “PKK-ja dëshiron të përçajë Sirinë dhe ne jemi kundër”

Një tjetër luftëtarë kurd i ULS-së, Ebu Usame, ka theksuar se ata luftojnë kundër organizatës terroriste PKK dhe ka shtuar se “Ata janë në bashkëpunim me regjimin. Lufta jonë është kundër tyre. PKK-ja dëshiron të përçajë Sirinë dhe ne jemi kundër kësaj”.

“Ne jemi vëllezër me kurdët në Afrin. Lufta jonë është kundër PKK-së e cila nuk lejon në asnjë mënyrë që kurdët e Sirisë të jetojnë në vendet e tyre”, ka theksuar Ebu Usame. Ai ka theksuar ndër të tjera se “Vëllezërit e mi në Afrin, çlirimi juaj është shumë pranë, do t’ju shpëtojmë nga elementët terroristë atje. Turqit janë vëllezër me ne, edhe ne nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Turqinë. Përkundrazi ajo na ndihmon në luftën tonë kundër elementëve terroristë në Afrin. Kur kjo luftë të përfundojë ata do të kthehen në territoret e tyre dhe ne do të jetojmë të lumtur në territoret tona”.

– E drejta legjitime e Turqisë për vetëmbrojtje

Të shtunën, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë.

Gjithashtu është theksuar se në këtë operacion në objektiv janë vetëm dhe vetëm pikat që i përkasin terroristëve dhe se ushtria e Turqisë tregon një “ndjeshmëri të madhe” në mënyrë që asnjë civil të mos dëmtohet.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin. Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës së kufirit Turqi-Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit