“Lulin e zë gjumi…”, Rama për negociatat me BE: Kush do flasë me ata?!

Mos i humb

“Duhet që negociatat të mos ndërpriten asnjë sekondë, na është dhënë një kalendar 3 vjet”, ritheksoi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të “skuadrës” së tij në Gjirokastër.

Sipas tij, vetëm Partia Socialiste mund ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian. Teksa dha argumentet për këtë, i hodhi “kunjat” edhe për kundërshtarët.

“Ne jemi sot forca e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Koha e duhur është kjo, sepse edhe ata duan. Se ne kemi qenë gati 3 vjet të hapnim negociatat, por dilnin ca shtete që thonin që Shqipëria s’i ka bërë detyrat. Kush do flasë me ata 2 vjet e gjysmë me ta, bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli na krijon problem se e zë gjumi, tani i bie fyellit në një vrimë, do orientim. Këtë gjë, përtej shakave, mund ta bëjmë vetëm ne! Demokratët duhet ti bien lapsit dhe ta bëjnë për interesin e tyre”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit