Lumë denoncimesh në Komisariatin Dixhital, 836 raste vetëm në një javë

Mos i humb

Plot 836 denoncime kanë ardhur në adresë të Komisariatit Dixhital brenda 1 jave, sa i takon shkeljeve në qarkullimin rrugor dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë shkeljet që konstatojnë në sajë të rritjes së parametrave të sigurisë.

“Sheh diçka të paligjshme, denoncoje atë në Komisariatin Dixhital.

Gjatë javës që lamë pas, 836 denoncime nga qytetarët, për raste të paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, ndërtimeve pa leje, vjedhjeve, prishjes së rendit dhe qetësisë publike, korrupsionit dhe armëmbajtjes pa leje.
Bashkë për rritjen e parametrave të sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit