Lumir Abdixhiku mashtroi, ai merr 2500 euro në muaj nga Kuvendi

Mos i humb

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mashtroi opinionin publik gjatë fjalimit të tij në Kuvend në interpelancën për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.

Ai gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke folur për nivelin e pagave në vend, ka përmendur shifra të ndryshme të pagave të stafit në Kuvend, por nuk ka treguar të hyrat e tij mujore që i merr si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në fakt, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2017, Lumir Abdixhiku nuk i ka treguar të hyrat reale që merr nga Kuvendi i Kosovës.

Ai ka deklaruar të hyra mujore nga Kuvendi vetëm 1300 euro, ndërsa në fakt merr dyfish më shumë.

Burime të gazetës Metro nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave, kanë bërë të ditur se deputeti Abdixhiku ka të hyra mujore 2500 euro.

“Lumir Abdixhiku ka pagë bazë të deputetit 1576 euro. Po ashtu ai merr 400 euro ekstra në muaj si kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvend. 240 euro ekstra i merr vetëm se merr pjesë në seanca. 160 euro në muaj i merr vetëm pse merr pjesë ne mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, ndërsa 100 euro në muaj i merr për dalje në punë. Dhe 30 euro i merr për mbushje telefoni. Totali i të hyrave mujorë të tij nga Kuvendi është 2507 euro”, ka thënë burimi i Gazetës Metro.

Në këto të hyra po ashtu nuk janë llogaritur mëditjet që deputeti i merr për çdo udhëtim jashtë vendit.

Në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar blerjen e një shtëpie në vitin 2014 në vlerën prej 200 mijë euro, por nuk ka treguar prejardhjen e shumicës së atyre mjeteve.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë së tij, Abdixhiku ka treguar se ka marrë një kredi për blerjen e shtëpisë në vlerë 80 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 120 mijë eurove nuk e ka arsyetuar se nga e ka marrë por vetëm e ka cilësuar si kursime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit