Lumturia martesore

Mos i humb

Titulli: Lumturia martesore
Autor: Lev Tolstoi
Botoi: Onufri

Nuk dihet me saktësi se kur filloi Tolstoi ta shkruajë romanin e tij të parë “Lumturia martesore”, i cili u botua fillimisht në dy numra të muajit prill 1859, të periodikut “Russkij vjestnik”. Ashtu si shumica e romaneve të Tolstoit, edhe kjo vepër ka karakter autobiografik. Këtu përshkruhet historia e marrëdhënieve të tij në vitet 1856-1857 me Valeria Arsenjevën, me të cilën, siç është shprehur vetë Tolstoi, ai kishte ndër mend të martohej.

“Lumturia martesore”, një nga veprat më të bukura e të dashura nga vetë Tolstoi vjen në gjuhën shqipe, duke na zbuluar të fshehta që rrinë gjithnjë brenda nesh e ndoshta kurrë nuk thuhen.

Ky roman flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheçkës, me Sergej Mihailliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihailliçit.

Me kohë, Masheçka zbulon se jeta martesore dhe ndjenjat e saj për burrin janë më të ndërlikuara nga ç’kishte menduar dhe kanë të bëjnë fare pak me nocionet e saj të mëparshme e paksa naive për martesën, prandaj edhe titulli ka një ton ironik, “Lumturia martesore”.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit