Lushtaku shpall kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj

Mos i humb

Sami Lushtaku ka treguar se edhe zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

Ai thotë se këtë gjë e ka bërë në pajtim me rregulloren e brendshme të partisë së tij.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ketë kundër kandidat.

Në një prononcim të premten e kaluar, Sami Lushtaku, ka thënë se e inkurajon secilin që ka ambicie, të kandidojë për kryetar të kësaj dege.

Ndërkohë ai ka treguar që nuk ka pretendime për t’ia zënë karrigen Kadri Veselit, në garën për të partin e PDK’së.

Njoftimi i plotë i Lushtakut:

Të dashur qytetarë,

Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,

Duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,

Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,

Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,

Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Sinqerisht, Sami Lushtaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit