Macron: Kemi prova se në Siri janë përdorur armët kimike

Mos i humb

 

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se posedojnë prova që regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në Siri.

“Posedojmë prova se javën e kaluar janë përdorur armë kimike në Siri nga regjimi i Asadit”, ka deklaruar Macron, duke iu përgjigjur pyetjes në një lidhje direkte në kanalin francez TF1.

Ai tha se ka shikuar gratë dhe fëmijët në Siri që kanë vdekur në kushte shumë të vështira duke mbetur pa frymë.

“Ne në Siri duhet të sigurojmë respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ka theksuar presidenti i Francës.

Ndër të tjera Macron ka tërhequr vëmendjen se në rajon duhet të sigurohet stabiliteti dhe se Franca nuk do të lejojë rritjen e tensioneve në rajon.

“Në Siri duhet të përgatitet një tranzicion politik, në të cilin të gjitha pakicat janë të përfaqësuara”, tha gjithashtu Macron, duke bërë të ditur se vetëm në këtë mënyrë mund të vijë stabiliteti dhe paqja në rajon

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit