Macron paralajmëron vendimin për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri

Mos i humb

 

 

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se në ditët e ardhshme do të mbajë konsultime shtesë me udhëheqësit e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe dhe të vendosë nëse forcat e armatosura franceze do të ndërhyjnë në Siri.

Pas takimit me princin saudit Muhamed bin Salman, Macron mbrëmë ka thënë se cak i sulmeve të mundshme franceze në Siri do të jenë komplekset për prodhimin e armëve kimike të forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

“Nuk kemi ndërmend të sulmojmë aleatët e regjimit të Asadit, apo këdo tjetër, por jemi duke shqyrtuar vendimin për të sulmuar objektet e armëve kimike në Siri”, shpjegoi Macron.

Forcat e regjimit të presidentit sirian Asad kanë kryer një sulm të shtunën i cili la të vdekur të paktën 78 civilë ndërsa burimet lokale thonë se gjatë sulmit janë përdorur armë kimike.

Poashtu edhe princi i Arabisë Saudite, Muhammad shprehu gatishmërinë e Arabisë Saudite për të marrë pjesë në sulmet e mundshme në impiantet kimike të regjimit sirian në qoftë se kërkojnë aleatët nga Rijadi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit