![]()
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar mbrojtje më të madhe të grave që kanë pësuar dhunë nga partnerët.
Macron të dielën në Facebook shpalli listën e emrave të mbi 50 grave që kanë pësuar për vdekje si pasojë e dhunës familjare.
“Kombi nuk arriti t’ju mbrojë juve. Dhuna që ua mori jetën juve, neve na tmerron”, shkroi mes tjerash, presidenti francez.
Macron premtoi marrjen e masave të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese për mbrojtjen nga dhuna familjare.
Në Paris të shtunën u mbajtën protesta në të cilën qytetarët kërkuan masa më të ashpra policore kur një grua tregon dhunën.
Një grup feminist francez pohon se numri i vdekjeve si pasojë e dhunës në familje është në rritje.


