Madrid, protestë kundër “migrimit drejt qyteteve të mëdha”

Mos i humb

Në Spanjë, një protestë u mbajt në kryeqytetin Madrid për të tërhequr vëmendjen ndaj problemit të migrimit drejt qyteteve të mëdha, i cili sa vjen e rritet në vitet e fundit për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe punësimit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të qytetit të Madridit nën organizimin e 90 organizatave joqeveritare në 23 rajone, kryesisht Soria dhe Teruel dhe kanë marshuar me pankartën “Kthim në Spanjën e boshatisur”.

Me sloganin “Tashmë nuk mjaftojnë premtimet, kërkojmë veprime dhe investime” spanjollët morën pjesë në protestën e cila ishte e rëndësishme nga pikëpamja për të sjellë për herë të parë në rendin e ditës problemin e migrimit drejt qyteteve të mëdha në Spanjë.

Përfaqësues nga organizatat joqeveritare si “Soria Ya!” dhe “Teruel Existe” kanë theksuar se nga politikanë presin investime kryesisht në infrastrukturën e trenit të shpejtë dhe turizmit lokal.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE), pakësimi i popullsisë në 14 qytete në vend thuhet se është në një nivel “kritik”. Rreth 80 për qind e fshatrave dhe komunave të këtyre qyteteve ku popullsia është më pak se një mijë persona ballafaqohen me rrezikun e zbrazjes së plotë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit