Magazina me materiale drusore përfshihet nga flakët në Pogradec

Mos i humb

Përfshihet nga zjarri një magazinë në Pogradec.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të rrugës së Rëmenjit, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale lëndë drusore, në pronësi të shtetasit I. D.

Në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit