Majko kërkon tërheqjen e investimeve kanadeze në Shqipëri

Mos i humb

Tërheqja e investimeve kanadeze në Shqipëri ishte në fokus të bisedimeve të zhvilluara mes minstrit Pandeli Majko dhe drejtorit ekzekutiv të Këshillit të Bizneseve Kanadezo-Shqiptare Robert Baines.

Gjatë takimit u fol për rolin e rëndësishëm të Këshilleve të Biznesit në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme mes vendeve. Ndërsa përmendi arritjet e diasporës shqiptare në Kanada, Baines tha se po punohej për orientimin e bizneseve shqiptaro-kanadeze drejt Shqipërisë. Ministri Majko nga ana e tij e njohu zyrtarin me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës për të mundësuar një qasje më të efektshme ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Më pas, në Hamilton, Majko vizitoi edhe ambientet e biznesit të suksesshëm shqiptar Pro-Don Construction Inc, i specializuar në ndërtime druri. Një tjetër sipërmarrje e suksesshme është ajo e “IBX Services” e drejtuar gjithashtu nga shqiptarë.

Në takimin me përfaqësuesit e organizatës së themeluar nga shqiptarë “RH Scholarship” , e cila ka si qëllim mbështetjen e ekselencës akademike përmes bursave, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të studentëve mes dy vendeve.
Roli i profesionistëve të suksesshëm në zhvillimin e Shqipërisë, ishte në qendër të diskutimeve në takimin që zhvilloi Majko me ‘Albanian Canadian Excellence Society’ . Shoqata ku bëjnë pjesë profesionistë të rinj të suksesshëm, plotësisht të integruar në shoqërinë kanadeze, ka si mision promovimin dhe njohjen e ekselencës brenda komunitetit shqiptar. Ndihma që mund t’i ofrojë grupi i profesionistëve Shqipërisë dhe bashkëkombasve të tyre, ishte një temë me interes të veçantë.

Ministri Majko dhe homologu i tij u shprehën të gatshëm për krijimin e kushteve që do të mundësojnë një shfrytëzim sa më të mirë të kapitalit social. Ata prezantuan arritjet dhe planet e dy qeverive për të krijuar një strukturë të fortë mbështetëse për diasporën dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit