Makina del nga rruga në aksin Korçë-Maliq, humb jetën shoferi

Mos i humb

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Rrembec.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra bazuar në të dhënat paraprake raporton se një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i saj ka gjetur vdekjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas të dhënave jozyrtare, dyshohet se shoferi ka ndërruar jetë pasi është zënë poshtë nga mjeti që po drejtonte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit