“Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve”

Mos i humb

Zv/ministri i Financave i Malajzisë, Osman Aziz, tha se Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve, edhe nëse kjo gjë do të ndikonte në ekonominë e saj.

Duke folur në lidhje me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, Aziz tha: “Kundërshtimin tonë ndaj këtij vendimi e kemi treguar në takimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB). Kudsi është një prej vendeve që ne muslimanët i kushtojmë shumë rëndësi. Për këtë arsye, ne si muslimanë nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj kësaj situate”.

Aziz ka përmendur edhe kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve që mbështesin Palestinën, duke thënë se “Malajzia nuk ka frikë të mbrojë të drejtat e muslimanëve, edhe nëse ajo do të ndikohet ekonomikisht”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit