Maldivet angazhojnë Amal Clooney për të përfaqësuar Rohingya-t në OKB

Mos i humb

Maldivet kanë angazhuar shërbimet e avokates së njohur për të drejtat të njeriut, Amal Clooney për të përfaqësuar Rohingya-t e persekutuar në gjykatën e OKB-së (AA).

“Jam e kënaqur që u kërkova të përfaqësoja Maldivet përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përgjegjësia për gjenocidin në Mianmar është shumë e vonuar dhe unë mezi pres të punoj në këtë përpjekje të rëndësishme për të kërkuar mjete gjyqësore për të mbijetuarit e komunitetit Rohingya”, tha avokatja britaniko-libaneze.

Clooney është e martuar me aktorin e Hollywood-it, George Clooney.

Maldivet theksuan se do të paraqesë një deklaratë me shkrim të ndërhyrjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që mbështet Rohingya-t, një komunitet i persekutuar musliman në Mianmar.

“Në përputhje me vendimin e marrë në Samitin e 14-të të Organizatës për Bashkëpunim Islam, Republika e Maldiveve synon të zgjerojë mbështetjen e saj në përpjekjet për të kërkuar përgjegjësi për veprimet e gjenocidit të kryer ndaj popullit Rohingya”, tha ministri i Jashtëm, Abdulla Shahid.

Kjo vjen pasi Gambia ngriti një rast gjenocidi kundër Mianmarit në GJND nëntorin e kaluar. Gjykata vendosi që Mianmari duhet të marrë masa parandaluese për të parandaluar gjenocidin e komunitetit.

Drejtuesit e Rohingya-ve kanë mirëpritur këtë hap të Maldiveve.

Rohingya, e përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të persekutuar në botë, janë përballur me frikën e shtuar të sulmit që kur dhjetëra persona u vranë në dhunën e vitit 2012.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit