“Mallkimi” i Vangjush Dakos/ Gafa e kryebashkiakes së Durrësit: Monumentet do ti bëjmë të jetueshme

Mos i humb

Pas largimit të Vangjush Dakos nga Bashkia e Durrësit, kjo e fundit nuk po gjen qetësi. Emirjana Sako kryetarja aktuale i bashkohet gafave të paraardhëses së saj, Valbona Sako.

Po të kthehemi pas në nëntor të 2019, kur ra edhe tërmeti tragjik, Sako tha se duhet të kënaqeshim që patëm vetëm 50 viktima pasi mund të kishte edhe më shumë.

Kjo deklaratë e detyroi atë që më pas të dorëhiqej.

Ndërkohë “përlen” e radhës e ka lëshuar kryetarja aktuale, e cila një një intervistë tha se do të punojë për turizmin në Durrës dhe për monumentet e kulturës, aq sa do t’i bëjë të jetueshme ato.

“Por kemi marrë masat të bëjmë promovimin e të gjitha aseteve kulturore që ne kemi. Aktualisht kemi dy projekte të rëndësishme, amfiteatri dhe fondet e BE që u deleguan pas tërmetit. Do të prekim 8 objekte që do ti bëjmë të jetueshme për qytetarët”- ka thënë ajo.

Pak e çuditshme si deklaratë apo jo? Ndoshta ajo ka dashur të nënkuptojë diçka tjetër?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit