Manastirliu në Kavajë: Gati të vendosim marëdhënie të re mjek-pacient!

Mos i humb

Ministrja e Shëndëtësisë znj. Ogerta Manastirliu në kuadër të takimeve të hapura organizoi sot në Spitalin e Kavajës një takim me mjekë, infermierë dhe qytetarë me qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Gjatë kësaj vizite znj. Manastirliu vuri në dukje punën e pa lodhur të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali për një shërbim shëndetësor cilësor për qytetarët e Kavajës.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të sistemit shëndetësor të Kavajës, Drejtori i Spitalit z.Përparim Daiu, Drejtori i Shëndetit Publik z.Edison Bregu mjekë dhe infermierë.

Ajo tha se “Është koha të riorganizojmë sistemin tonë shëndetësor, duke nisur nga vendosja e një marëdhënie të re mjek-pacient dhe një regjimi të ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit!

Ndryshimet demografike në Kavajë kanë rritur numrin e qytetarëve që kanë nevojë për shërbim shëndetësor ashtu sikurse edhe pritshmëritë ndaj personelit mjekësor janë të mëdha.

Nga ana e tij Drejtori i Spitalit të Kavajës z. Përparim Daiu u shpreh se ofrimi i shërbimeve mjeksore nga ana e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital ka ardhur gjithnjë e në rritje, por gjithnjë ka vend për përmirësim në shërbime të ndryshme.

Statusi në facebook i Ogerta Manastirliu

“Në spitalin e Kavajës vijuam takimet e hapura me qytetarët, mjekët dhe infermierët për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, përshtatjen me profilet e sëmundshmërisë, ndryshimet demografike, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.
?Është koha të riorganizojmë sistemin tonë shëndetësor, duke nisur nga vendosja e një marëdhënie të re mjek-pacient dhe një regjimi të ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit! ”

/Drita Tv/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit