Manastirliu surprizon zyshën e fillores dhe uron të gjithë mësuesit: Nuk mjaftojnë fjalët për të shprehur mirënjohjen për vlerat që përçoni

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka surprizuar sot mësuesen e saj të shkollës fillore “20-vjetori”, sot shkolla Dora d’Istria, duke uruar nëpërmjet saj, të gjithë mësueset dhe mësuesit në këtë ditë të shënuar.

Statusi i Ministres Manastirliu:

Me mësuesen time të fillores zysh Kaliopi Gjoni, në këtë ditë të shënuar për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë!

Gëzuar 7 Marsin🌹të gjithë armatës së arsimtarëve!

Fjalët nuk do mjaftojnë asnjëherë për t’iu shprehur dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për dijen që përçoni dhe vlerat që transmetoni🙏🏼❤️

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit