Mançevski: Inspeksioni nuk do të përjetohet si represion

Mos i humb

Me miratimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektive vihet në zbatim paralajmërimi si rregull para shqiptimit të gjobës për ndërmarrjet, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë së Veriut, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për media.

Mançevski tha se me Ligjin e miratuar për mbikëqyrje inspektive në seancën e fundit të Qeverisë, inspeksionet më nuk do të mund të përdoren si mekanizëm për trysni politike ose ekonomike.

“Me këtë ligj përfundimisht vendoset paralajmërimi si rregull para shqiptimit të gjobës. Mbikëqyrja inspektive doemos duhet të pushojë të jetë mekanizëm për mbushjen e buxhetit. Mbikëqyrja inspektive doemos duhet së pari herë të ketë rol këshilldhënës, subjektet njëherë do të marrin paralajmërim dhe një afat për ta hequr parregullsinë para se të shqiptohet gjoba. Vetëm në këtë mënyrë inspeksioni nuk do të përjetohet si represion”, tha ministri Mançevski, duke shtuar se nga Ligji për mbikëqyrje inspektive dobi do të ketë tërë sektori afarist.

Sipas tij, do të përjashtohen vetëm rastet kur inspektori do të vlerësojë se parregullsitë e vërtetuara mund të shkaktojnë rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, të shkaktojnë dëm të madh financiar, rrezikim të mjedisit jetësor ose interesit publik.

Ai po ashtu theksoi se Ligji në fjalë pritet që pozitivisht të ndikojë mbi ndërmarrjet, veçmas tek më të voglat.

Mançevski tha se parashihen paga më të larta për inspektorët, duke përmendur se përparësi kanë ata që janë të ekspozuar në rrezik, si inspeksioni i tregut, që punojnë natën në klube me persona të alkoolizuar, që nuk është e njëjtë me inspektorët që punojnë në arsim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit