“Manja kriminel elektoral”, Berisha: Po dalin të dhëna që fundosin Ramën!

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të bërë jashtë ambienteve të Kuvendit u ndal tek atentati në Don Bosko ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën pesë të tjerë.

Berisha tha se vrasësit ndodhen në qeveri, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe ndaj ministrit  të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e quajtur këtë të fundit një kriminel elektoral.

“Kujtoni vrasjen në Don Bosko.

Unë i akuzova sepse vrasësi i saj fshihet në qeveri dhe nuk dhanë asnjë përgjigje.

Ulsi Manja krimineli elektoral u ngrit dhe deklaroi se ndjehet krenar.

Kurrë ndonjëherë parlamenti nuk ka qenë ndonjëherë në këtë shkallë të inkriminimit.

McGonigal ka qenë ndërmjetës, e morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal dhe këtë e deklaron ish presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë që kanë qenë këtu në atë kohë.

Po dalin të dhëna që e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtar”, tha Berisha.

Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend tha: Zoti Berisha kur më etiketon si kriminel elektoral ma beso më bën nder.

Kur etiketon ditë kriminel raporti është me drejtësisë , unë kam qenë dhe jam i gatshëm të shkoj para drejtësisë.

Ti a je i gatshëm të shkosh përpara drejtësisë?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit