Manjani apel Policisë: Injoroni urdhrat e Rilindasit që rri në këmbë me forca speciale!

Mos i humb

Ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Rama, Ylli Manjani, e ka sulmuar kreun e qeverisë sot për dhunën dhe presionet mbi protestuesit e Rrugës së Kombit. “Rilindas që rri më këmbë me forca speciale”, e ka ironizuar Manjani, kryeministrin Edi Rama dhe u ka bërë thirrje, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kukësit të reagojnë, ndërsa Policisë, të injorojë urdhrat për terror.

“Kujdes! – Ky kujton se me terrorin e arrestimeve do t’i rregullohet frymëmarrja?! – shkruan Manjani në Fb. – Pisk e ka deri sa ta mësojë se të keqen nuk e ka te frymëmarrja, por tek frymë-nxjerrja. Ndërkohë, gjykatësit e Prokurorët në Kukës e kudo, bëjnë mirë të jenë pjesë e frymës popullore dhe jo halleve të frymës së qelbur të KryeRilndasit!

Palo Rilindasi, më mirë! Se nuk kemi dëgjuar Rilindas që rri në këmbë me forca speciale! Ju kujtoj se policia e ka të ndaluar të bëjë terror nëpër banesat e njërëzve. Edhe kur zbaton vendimet e arresteve nuk e bën dot pas orës 20:00 dhe para orës 7:00. Të paktën zbatoni ligjin! Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë!” ka bërë thirrje, Manjani.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit