Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) nëntë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 90 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.196, numri i të shëruarve në 1.974, ndërsa numri i viktimave në 247. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 2.975
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 48 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 665 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 51.885.
Nga 9 qershori, vendi çdo ditë ka raportuar më shumë se 100 raste me virusin.


