Maqedoni e Veriut, numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 rritet në 1.057

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 44 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar është rritur në 1.057.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë konfirmuar dy raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar në 88 numrin e viktimave nga pandemia.

Nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 1.539 të diagnostifikuar me virusin.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 394 raste aktive me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit