Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 29 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.494 numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarve me këtë virus në vend.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tashmë disa ditë me radhë njofton numër më të lartë të pacientëve të shëruar sesa rasteve të reja të infektuar.
Në 24 orët e fundit vendi regjistroi 69 pacientë të shëruar nga ky virus, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 807, shifër më e lartë krahasuar me 606 rastet aktive me COVID-19.
Në 24 orët fundit vendi ka kryer 362 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa në total ka kryer 16.798 teste.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut po ashtu ka konfirmuar 81 viktima.
Në kuadër të masave për luftimin e koronavirusit, vendi ka mbyllur institucionet arsimore, restoranet, kafenetë dhe baret, ndërkohë zbaton kufizimin e lëvizjes së lirë, gjegjësisht orë policore që për këtë fundjavë duke filluar nga e premtja do të zbatohet nga ora 14:00 deri në 05:00.


