Maqedoni e Veriut, rritet në 76 numri i të infektuarve me Covid-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë në koronavirus të ri (Covid-19), duke e çuar në 76 numrin e përgjithshëm në vend,(AA).

Filipçe shkruan se gjashtë rastet e reja janë diagnostifikuar sot pasdite. Bëhet fjalë për një çift nga qyteti i Kavadarit, ndërsa nga ky qytet po testohet edhe një person tjetër që nuk ka lidhje me çiftin.

Ai gjithashtu numëroi qytetet në të cilat tani ka pacientë të diagnostikuar në vend, ku bëjnë pjesë Shkupi, Dibra, Gostivari, Shtipi, Ohri dhe Kavadari.

Përpos këtyre rasteve, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një rast i pacientes e cila është shëruar nga koronavirusi.

Kujtojmë se më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit