Maqedoni e Veriut, rritet numri i rasteve me COVID-19.

Mos i humb

Në Maqedoninë e Veriut sot janë regjistruar 25 raste të personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej tyre 6 janë regjistruar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe 19 të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me COVID-19. Rastet me sipas qyteteve, Shkup-13, Veles-12, Kumanovë-9, Prilep-9, Tetovë-4, Strugë-2, Manastir-2 dhe Makedonski Brod-2.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me koronavirus në vend është rritur në 1.170 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 697 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit