Maqedoni e Veriut, shkon në 26 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë konfirmuar 5 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i të vdekurve është rritur në 26 ndërsa janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të diagnostifikuarve në 599.

“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup ndërruan jetën 4 pacientë të prekur nga koronavirusi: një pacient nga Kumanova (52 vjeç), një paciente nga Labunishti-Strugë (65 vjeç), një paciente nga Çellopeku-Tetovë (62 vjeç) dhe një paciente e Shtipit (81 vjeç). Në Kumanovë ka ndërruar jetë në shtëpi një pacient i konfirmuar me koronavirus në moshën 53-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 në vend arrin në 599.

Rastet e reja me COVID-19 në qytete është: Shkup-15, Kumanovë-7, Prilep-1, Strugë-3 dhe Koçan-3.

Sipas vendbanimit deri tani me COVID-19 janë regjistruar në: Shkup -254, Kumanovë-128, Dibër – 49, Shtip-20, Prilep-34, Tetovë-29, Strugë-28, Veles-10, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-4, Gjevgjeli-4, Strumicë-2, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Krueshevë-2 dhe Koçan-17.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 teste me çka numri i përgjithshëm i testimeve për COVID-19 është rritur në 4.879.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit