Maqedoni, Ministrja e Mbrojtjes, kemi treguar sjellje europiane në Ballkan

Mos i humb

Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka treguar një mënyrë të ndryshme të krijimit të politikave dhe sjelljes evropiane në Ballkan, që mund të funksionojë edhe në rastin me kontestin me Greqinë rreth emrit, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një intervistën për “Deutsche Welle”.

Ajo ishte pjesë e delegacionit në vizitën zyrtare të Gjermanisë, që e udhëhoqi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

E pyetur qa sqarojë optimizmin e Zaevit se kontesti për emrin do të zgjidhet deri në korrik ajo përmendi se asgjë nuk arrihet pa optimizëm.

Sheqerinska shtoi se suksesi do të varet nga të dyja qeveritë, të cilat duan t’i jepet fund këtij kontesti.

Në pyetjen për shkallën e optimizmit te qytetarët e Maqedonisë, por edhe protestave në Greqi, Sheqerinska u përgjigj se edhe pse një pjesë e qytetarëve të të dy vendeve do të jenë të pakënaqur dhe me siguri të dyja qeveritë do të marrin kritika, ndërkaq, roli i qeverive është që t’i zgjidhin problemet.

Ministrja theksoi se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE është çështje strategjike për të cilën janë dakorduar të gjithë qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit