Maqedoni, OJQ, Avokati I Popullit duhet ti rezistojë presionit politik

Mos i humb

Avokati i Popullit është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që duhet të promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Duke pasur parasysh këtë, OJQ ‘Infoqendra’, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të prjektit “Mbikëqyrja qytetare e Avokatit të Popullit”, në vijimesi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit.

Në këtë periudhë, përqëndrimi i vëzhgimit ka qenë funksionimi i zyrave rajonale të Avokatit të Popullit në Strumicë, Manastir, Shtip, Kumanovë, Kërçovë dhe Tetovë, si dhe perceptimi i gazetarëve dhe aktivistëve qytetarë për shkallën e transparencës, qasshmërisë dhe efikasitetit të këtij institucioni.

Avokati i Popullit është i perceptuar si institucion transparent dhe i hapur, nga ana e qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve, por, përvoja e deritanishme tregon se qytetarët nuk janë akoma të informuar mjaftueshëm për kompetencat e tij dhe rolin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gazetarët dhe aktivistët besojnë se nëse Avokati i Popullit dëshiron të përforcojë reputacionin dhe efikasitetin e vet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të jetë i çliruar dhe të jetë rezistent ndaj çdo ndikimi politik-partiak dhe të ketë buxhet të pavarur./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit