Maqedonia dhe Greqia të gatshme për zgjidhje

Mos i humb

Kontesti i emrit të Maqedonisë nuk është tashmë problem vetëm i dy shteteve, por i gjithë Europës dhe rajonit.

Washington Post ka shkruar për takimin e dy ministrave të jashtëm të të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov që u realizua dje (23 mars) dhe këtë takim gazeta prestigjioze amerikane e përshkruan si përparim në çështjen e zgjidhjes së problemit.

LEXO EDHE:
Tsipras-Erdoganit: Boll me kërcënime…
Shkrimi i autorit Konstantin Testorides, për Associated Press që citohet nga Washington Post tregon edhe për protestat që janë organizuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, me mesazhe për mos ndërrimin e emrit të shtetit të vogël të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu në shkrim thuhet se takimi mes dy ministrave të jashtëm nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret rreth zgjidhjes për emrin, dhe se kjo çështje pritet të zgjidhet më 30 mars në takimin trepalësh Matthew Nimetz, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Përshtypje për Washington Post dhe Associated Press, është edhe fluturimi i Kotzias në Shkup, që është ngjarje historike.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit