Maqedonia dhe Indonezia do të avancojnë bashkëpunimin afarist

Mos i humb

Një delegacion i Parlamentit të Republikës së Indonezisë, i kryesuar nga Abdul Malik Haramein, zëvendës-kryesues i Grupit për çështje shoqërore dhe religjioze dhe për emancipimin e grave, i cili nga dita e djeshme qëndron në vend, sot realizuan takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Në deklaratën për gazetarët, Azeski theksoi se Indonezia dhe Oda Ekonomike tashmë një kohë të gjatë kultivojnë marrëdhënie të mira, por për shkak të distancës nuk mund të bëhet ndonjë shkëmbim i madh tregtar, duke shtuar se pjesëmarrja e ndërmarrjeve në Panairin “Trade Expo Indonesia” që mbahet në tetor, jep rezultatet e para.

“Shpresojmë se përmes këtyre takimeve do ta rrisim nivelin e bashkëpunimit. Ky është një treg jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe bazën e fuqishme të lëndëve të para edhe për një pjesë të industrisë sonë. Për këtë shkak nevojiten më shpesh kontakte të tilla dhe bashkëpunim në planin e shkëmbimit të kompanive, pjesëmarrje në panaire. Indonezia është një vend i rëndësishëm në ekonomi që bën pjesë në Grupin e 20 vendeve më të zhvilluara dhe e cila mund të ndihmojë Republikën e Maqedonisë në planin e investimeve dhe eksportit tonë në këtë vend të largët”, theksoi Azeski.

Ai shtoi se Indonezia paraqet një lojtar respektabil botëror në ekonomi me një treg prej 250 milionë banorë dhe me performanca të shkëlqyera në këtë moment në kushte të krizës ekonomike botërore.

Ambasadorja e Indonezisë për Maqedoninë me seli në Sofje, Sri Astari Rasjad, theksoi se ka kënaqësinë e veçantë që së bashku me delegacionin e Indonezisë të ketë mundësi të realizojë takime.

“Shpresoj se me vizitën tonë në Odën Ekonomike do të dalin rezultate të mira dhe do të arrijmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona bilaterale, tregtinë tonë dhe shkëmbimin e përvojave dhe shpresojmë se me pjesëtarët tanë të pranishëm së bashku me anëtarët e Odës Ekonomike do të arrijmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona”, theksoi ambasadorja Rasjad.

Delegacioni përbëhet nga përfaqësuesit e Parlamentit të Republikës së Indonezisë, përgjegjës për shumë sektorë, energjetikë, transport, xehtari, bujqësi, telekomunikime./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit