Maqedonia e Veriut konfirmon 21 të infektuar të rinj me COVID-19

Mos i humb

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 21 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.999 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se janë shëruar 17 pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, numri i pacientëve të shëruar është 1.439. 

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 25.528 teste për COVID-19, përfshirë 258 në 24 orët e fundit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus, deri më tani kanë vdekur 113, ndërsa numri i rasteve aktive është 447.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit