Maqedonia e Veriut raporton 75 raste të reja me COVID-19 dhe 5 vdekje

Mos i humb

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 75 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.202 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 5 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 505.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 106.877 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 830 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 7.108, ndërsa numri i rasteve aktive 3.589.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit