“Marrëdhëniet Kolumbi-Turqi do të zhvillohen më tej”

Mos i humb

 

 

Ministrja kolumbiane e Tregtisë, Industrisë dhe Turizmit, Maria Lorena Gutierrez, tha se qëllimi i vizitës së saj që do të fillojë sot në Turqi është për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.

Gutierrez, duke folur për Anadolu Agency (AA) në lidhje me takimet që do të zhvillojë në Turqi, bisedimet për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë që përparon ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe investimet në Kolumbi, tha se Turqia me Kolumbinë kanë komunikim të mirë në të gjitha kanalet diplomatike.

Gutierrez, tha se presidenti Juan Manuel Santos i kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve në rritje midis dy vendeve në vitet e fundit.

Ajo theksoi se vendi i saj ka vërejtur një mbështetje të madhe nga Turqia në procesin e anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që ka zgjatur për shtatë vite dhe në të cilën vendi i saj është pranuar javën e kaluar.

“Turqia ka dhënë mbështetje të rëndësishme për anëtarësimin tonë në OECD. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Turqinë. Ka dhënë një mbështetje të madhe në bisedimet e brendshme që kanë zhvilluar komisionet. Prandaj, pas gjithë këtij procesi, si dy anëtarë të OECD-së, është fakt që marrëdhëniet tona padyshim do të zhvillohen më tej”, u shpreh Gutierrez.

– Programi intensiv i ministres në Turqi

Gutierrez ka përmendur edhe bisedimet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që kanë nisur në vitin 2011 mes dy vendeve, duke tërhequr vëmendjen se Turqia është shumë me rëndësi për vendin e saj në fushën e eksporteve dhe importeve.

Ndërtimi i aeroporteve, projektet rrugore dhe investimet në fushën e inovacionit janë tre nga fushët në të cilat synohet progres gjatë vizitës së saj në Turqi, theksoi Gutierrez.

“Turqia është një vend lider në botë në ndërtimin e aeroporteve. Ne në Kolumbi kemi rinovuar mbi 50 aeroporte. Për këtë arsye, dua të them se kjo është një fushë ku Turqia mund të kryejë investime”, tha Gutierrez.

– Infrastruktura e turizmit pret investitorë

Ministrja kolumbiane potencoi se Kolumbia ka rritur në mbi gjashtë milionë numrin e turistëve, pasi më herët ishte më pak se një milion, dhe se vendi i saj ka mangësi në këtë fushë, prandaj, siç tha ajo, janë të hapur për investime.

“Më shumë sesa vajtja dhe ardhja e turistëve mes dy vendeve, ne dëshirojmë investitorë të huaj në fushën e turizmit”, u shpreh Gutierrez.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se një prej takimeve të saj të Turqi do të jetë ai në lidhje me Turkish Airlines.

“Dëshirojmë që Turkish Airlines të realizojë fluturime nga Stambolli në Bogota çdo ditë. Tregu i Kolumbisë ka një potencial të madh, ndërsa normat e udhëtimeve në fluturime janë tregues të kësaj”, vuri në dukje Gutierrez.

– Marrëdhëniet e tetë viteve të fundit

Në vitin 2011 u funksionalizua Ambasada e Turqisë në Bogota, kurse në po të njëjtin vit, presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos vizitoi Turqinë dhe vendi i tij hapi ambasadën në Ankara.

Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me vizitën e tij në vitin 2015 u bë presidenti i parë turk që ka zhvilluar vizitë zyrtare në Kolumbi. Në të njëjtin vit hyri në funksion edhe atasheu ushtarak i Turqisë në Bogota.

Me rritjen e marrëdhënieve një vit më pas, u hap edhe zyra Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe nisën fluturimet Stamboll-Bogota të Turkish Airlines, ndërkohë që në senatin kolumbian u formua Grupi i Miqësisë me Turqinë.

Edhe AA vitin e kaluar hapi zyrë në këtë vend në gjuhën spanjolle, e cila është edhe gjuha e 13-të në të cilën agjencia shtetërore turke e lajmeve bën publikime.

Vëllimi tregtar mes dy vendeve, që në vitin 2010 ishte 350 milionë dollarë, vitin e kaluar arriti në 1,8 miliard dollarë.

Turqia, e cila në vitin 2012 u vizitua nga 13 mijë kolumbianë, me kontributet e fillimit të fluturimeve të Turkish Airlines, vitin e kaluar ka pritur 30 mijë shtetas të Kolumbisë.

Ndërkohë, TIKA realizon aktivitete të shumta në këtë vend, sidomos pas periudhës së konflikteve, duke dhënë po ashtu përpjekje për ndarjen e përvojave të Turqisë me refugjatët sirianë, pasi Kolumbia është vend i cili pranon numër të madh të migrantëve nga Venezuela.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit