Marrëveshja ‘sekrete’/ Vjosa Osmani kryeparlamentare? Ja çfarë ndodh me Glauk Konjufcën

Mos i humb

Duket se marrëveshja për qeverinë në Kosovë është më afër se kurrë, teksa mediat kosovare raportojnë se ngërçi për postin e kryeparlamentarit është zgjidhur.

Gazeta Express raporton se si përfundim, Glauk Konjufca pas më shumë se një muaj nga marrja e detyrës, do të detyrohet ta lërë atë në funksion të marrëveshjes.

Mësohet se me shumë mundësi atë do e marrë Vjosa Osmani e LDK-së.

Por Konjufca nuk do të mbetet pa post, pasi do të bëhet ministër në qeverinë Kurti, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë kanë rene dakord të diskutojnë më vonë.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicioni me Vetëvendosjen.

Rikthimi i Lutfi Hazirit i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit