Marrin hov protestat kundër Vuçiçit në Serbi

Mos i humb

Për të pestën të shtunë radhazi mijëra persona protestuan kundër qeverisjes së Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili akuzon opozitën se po kërkon në këtë mënyrë të marrë pushtetin.

“Serbia po ngrihet ngadalë, qytete të tëra po ngrihen dhe do të jemi gjithnjë e më të shumtë në numër”, iu drejtua turmës aktori Branislav Trifunoviç, një nga drejtuesit e kësaj lëvizje.

Ashtu si të shtunat e kaluara, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me një banderolë të madhe që të tërhiqte vëmendjen në emër të lëvizjes “1 nga 5 milionë’’.

Ky slogan i referohet një deklarate të Presidentit Vuçiç, i cili tha pas tubimit të parë se nuk do të mposhtej ndaj kërkesave të opozitës edhe nëse pesë milionë persona të dilnin në rrugë.

Të tjerë banderolë të protestuesve ishin ata me mbishkrimet “Stop këmishëve të përgjakura”, “Ktheni pensionet e vjedhura” dhe “Ushtria dhe Policia të lërë tradhtinë e të mbështesë Kushtetutën dhe popullin”.

Protesta këtë javë u organizuan gjithashtu në qytetet Nish, Kragujevac, Novi Sad dhe Pozhegë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit