“Marshimi i Kthimit të Madh”, 135 dëshmorë, mbi 15 mijë të plagosur

Mos i humb

 

 

Ushtarët e Izraelit gjatë ndërhyrjeve në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat po vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës nën rrethim, kanë shkaktuar vdekjen e 135 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 15 mijë të tjerëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një deklaratë për AA tha se në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” deri më tani janë plagosur 15.200 palestinezë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe të prekurit me bomba gazi”.

“370 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej tyre 2.536 janë fëmijë ndërsa 1.160 gra”, tha Kudra, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ndodhen 231 punonjës të shëndetësisë dhe 175 gazetarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të martirizuar në protestat të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës ka arritur në 135.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit