Marsi sot do të duket tre herë më i madh!

Mos i humb

Planeti i kuq do të duket më së miri sot, pasi Marsi do të shfaqet më i madh dhe më i shndritshëm se sa ka qenë para 15 vitesh.

Përgjatë gjithë korrikut, orbitat e Marsit dhe të Tokës kanë qenë në një fenomen të rrallë të quajtur “perihelic opposition”, që do të thotë që Marsi, Toka dhe Dielli përputhen, me planetin tonë në mes.

Teksa orbita e Marsit arrin pikën më të afërt me Diellin, planeti i kuq shfaqet tre herë më i madh se zakonisht në qiellin e natës.

Sipas NASA-s fenomeni ndodh mes 15017 vitesh, që do të thotë hera e ardhshme që do e shohim Marsin kaq afër do të jetë më 15 shtator 2035.

Megjithatë adhuruesit e hapësirës do të mund ta shohin planetin e kuq me gjithë madhështinë e tij sot në mbrëmje, me kusht që qiejt të janë të pastër. Astronomët janë vendosur në hemisferën jugore për të parë më mirë këtë fenomen./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit