Martirizohet një palestinez pasi u qëllua dhe po mbahej nga ushtria izraelite

Mos i humb

Një palestinez i ri i cili u qëllua dhe u mor me vete nga ushtarë izraelitë iu nënshtrua sot plagëve, raporton (AA).

Mohammad Haziz ishte një nga tre palestinezët që u qëllua nga forcat izraelite prenë fshatit Deir Abu Meshal pranë Ramallahut në pjesën qëndrore të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha më herët se kishte dërguar dy të rinj të plagosur në spitalet në Ramallah ndërsa personi i tretë i plagosur u mbajt nga forcat izraelite.

Emad Zahran, kreu i Këshillit vendor të Deir Abu Meshal tha për AA se familja e Haziz-it u informua për vdekjen e tij nga ushtria izraelite disa orë pasi ishte ndaluar.

“Muhamedi u arrestua në mëngjes pasi u qëllua nga një ekip i ushtrisë (izraelite) okupuese”, shtoi Zahran.

Ai tha se izraelitët ende nuk e kanë dorëzuar trupin e të riut.

Më herët, ushtria izraelite tha se qëlloi një grup palestinezësh pranë Ramallahut, duke pretenduar se ata posedonin materiale djegëse dhe goma që donin t’u vinin zjarrin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit