Masakër në Meksikë, 31 të vrarë brenda shtatë orësh nga bandat e drogës

Mos i humb

Dhuna e vazhdueshme në shtetin kufitar verior të Chihuahua, në Meksikë, la 31 të vdekur në vetëm shtatë orë, ndërsa 23 viktima të tjera lidhur me krimin e organizuar u regjistruan në një periudhë 24-orëshe nëpër disa shtete të tjera.

Ciudad Juárez pa masakrën më të madhe me 18 të vrarë në një orë të vetme. Të gjitha përveç tre vrasjeve në qytetin kufitar thuhet se ndodhën në një kohë të përgjakshme mes orës 11:00 të së enjtes dhe mesditës së premte.

Katër vetë u vranë gjithashtu në të njëjtën periudhë në kryeqytetin e shtetit të Chihuahua. Nëntë vrasjet e tjera në këtë shtet ndodhën rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Dy të mitur, një 14 vjeç dhe tjetri 15 ishin ndër viktimat e Ciudad Juárez. Viktimat e tjera në qytetin kufitar u vranë në disa incidente të veçanta që përfshinin të paktën tre sulme ndaj automjeteve, transmeton Gazeta Shqip.

Tre gra u vranë gjithashtu në një shtëpi në lagjen Primero de Septiembre dhe katër burra u vranë në një dyqan mekanikësh.

Në Chihuahua, të gjitha viktimat u qëlluan dhe u vranë në rrugët e qytetit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se një nga të vrarët ishte një ish oficer policie.

Policia gjithashtu zbuloi dy kufoma gjysmë të zhveshura meshkuj që paraqitnin shenja të torturës në komunën e Bocoyna, të vendosur rreth 250 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.

Sipas gazetës Milenio, numri i vdekjeve të 54 shtetasve në Meksikë, shënoi dje ditën e dytë më të dhunshme të viti 2017 dhe 2018 deri më sot.

Tabloja pikëlluese përputhet me numrin e vrasjeve më 19 dhjetor dhe u tejkalua vetëm nga 58 vrasjet më 23 qershor 2017.

Vrasjet në Chihuahua erdhën vetëm dy ditë pasi guvernatori i shtetit deklaroi se qeveria ishte e vendosur për të luftuar krimin këtë vit.

“Ne kemi vendosur të bëjmë 2018 një vit të sigurisë për Chihuahua dhe Ciudad Juárez dhe ne do ta bëjmë atë duke forcuar koordinimin tonë dhe gjithashtu strategjinë tonë të inteligjencës së policisë, duke vënë theksin në trajtimin e bandave të drogës”, tha Javier Corral.

Por 23 vrasje të tjera u raportuan dje në shtatë shtete të ndryshme. Gjashtë të vdekur u raportuan në shtetin e Veracruz. Në shtetin e vogël qendror të Hidalgo, policia raportoi pesë vrasje, duke përfshirë dy të mitur nga e njëjta familje në komunën e Tula.

Kishte edhe pesë vrasje në Guanajuato, tre në Oaxaca, dy në Guerrero dhe një në San Luis Potosí./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit