Masakra e Elbasanit, SHÇBA nis procedimin penal për 2 zv/drejtorët e policisë

Mos i humb

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal mbi dy zëvendësdrejtorët e policisë në Elbasan Albert Nushi dhe Niko Palla e patrullën e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Procedimi ndaj tyre ka nisur pasi vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e dy zyrtarëve të policisë së Elbasanit.

Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje.

Dinamika e ngjarjes

Nga të dhënat mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë 2 zv/drejtorwt e Policisë së Elbasanit Abert Nushi. Niko Palla dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjajres janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur në praninë e dyshit të policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i listës së PD-së për Elbasanin, Gazmend Bardhi tha se policia nuk i kapi autorët e përplasjes me armë duke u marrë me gazetarët, ndërsa theksoi se personat e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ishin akuzuar edhe më herët nga demokratët si pjesetar të krimit të organizuar në qytet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit